Meteorologët parashikojnë mot me diell

Kosova

Meteorologët parashikojnë mot me diell

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 08:12
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në parashikimin javor të motit, ka bërë të ditur se sot pritet të ketë më shumë orë me diell.

Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se situatë e ngjashme do të jetë edhe nesër, duke mos përjashtuar reshjet e izoluara, të cilat mund të jenë prezente në disa lokalitete, por me intensitet të dobët.

Sipas IHMK-së vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Në viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 13m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat