Nis shkolla verore në Malishevë

Kosova

Nis shkolla verore në Malishevë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 12:13
Foto nga vendi ngjarjes

Në Malishevë, sot ka filluar shkolla rinore verore, e cila do të zgjasë dy ditë dhe ku po marrin pjesë rreth 45 të rinj, anëtar të organizatave rinore, si Qendre Rinore, Këshilli Veprimit Rinor Lokal dhe Kuvendi i të Rinjve të Malishevës.

Në hapjen e kësaj shkolle dy ditore, morën pjesë edhe nënkryetari i Malishevës, Rexhep Mazreku, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, zyrtarë policorë dhe përfaqësuesit e rinisë në Malishevë. me këtë rast, nënkryetari Mazreku, i ka përshëndetur të rinjtë pjesëmarrës të kësaj shkolle, duke ju dëshiruar sukses, si dhe tha se “Komuna e Malishevës, do ti përkrahë gjithmonë aktivitetet rinore, në veçanti aktivitetet me karakter arsimor dhe edukativ”.

Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit e kësaj shkolle, do të kenë mundësi të dëgjojnë tema nga të gjitha fushat e jetës dhe të zhvillojnë debate të ndryshme, do të ketë shfaqje të filmave nga DOKUFEST-i, pastaj do të organizojnë lojëra dhe shëtitje, .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat