Arkitekti Qemajl Beqiri, vuri gurin themeltar në Arkitekturën dhe Urbanistikën e shtetit tonë

Kosova

Arkitekti Qemajl Beqiri, vuri gurin themeltar në Arkitekturën dhe Urbanistikën e shtetit tonë

Nga: Adem Lushaj Më: 23 gusht 2016 Në ora: 19:34
Qemajl Beqiri

Shoqata e Arkitektëve, Inxhinierëve dhe Ndërtimtarëve të Komunës së Deçanit, shpreh ngushëllime për humbjen e arkitektit të njohur Qemajl BEQIRI, duke thënë se ishte personi që vuri gurin themeltar të arkitekturës dhe urbanistikës të shtetit të Kosovës. Në letrën e dërguar nga Blerim Bajraktaraj, kryetar i kësaj Shoqate thuhet:

“Me rastin e vdekjes së kolegut tonë arkitekt Qemajl BEQIRI, kryesia e Shoqatës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Ndërtimit (SHAN-ë) në Deçan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Beqiri, si dhe komunitetit të arkitektëve te Pejës dhe tërë Kosovës dhe mbi të gjitha qytetarëve të Republikës së Kosovës,për humbjen e njërit ndër profesionistët e parë në fushën e Arkitekturës dhe Projektimit Urbanistik,jo vetëm në Pejë por edhe në tërë vendin tonë.

Qemajl BEQIRI, nga kolegët do të kujtohet çdoherë, si profesor dhe bashkëpunëtor I dashur, por mbi të gjitha si njohës tepër I mirë I zanatit të Arkitektit. Ai,bashkë me gjeneratën e tij, vuri gurin themeltar në Arkitekturën dhe Urbanistikën e shtetit që Ne sot gëzojmë. Pati plot sfida,por edhe sot në kohën e teknologjisë shumë të avancuar,Ne kolegut shumë më të rinj të tij,krenohemi me punën dhe projektet të cilat në ato kohë, Qemajli me shokët e tij realizoi.

Diku para disa viteve, një grup I arkitektëve dhe inxhinierëve të komunës së Deçanit, po mundoheshim të organizoheshim dhe të bëjmë diç më shumë në aspektin e organizimit dhe avancimit të rolit tonë në shoqëri, kur me ndihmën e Kryetarit tonë të nderit, arkitekt Tahir KUÇI, i cili po ashtu I takon kësaj gjenerate të parë të arkitektëve, na solli në Deçan, prof. Qemajl BEQIRIN, ku bashkë edhe me disa kolegë tjerë na motivuan dhe na dhanë kurajo, që me çdo kusht të themelojmë shoqatën, që me plot gojë,e them se AI mbetet ndër themeluesit e saj. 
Sot, Peja po e dërgon në banesën e fundit arkitektin e saj,atë që për të gjallë ndërtoi dhe projektoi për Pejën dhe Kosovën. Arkitekt Qemajl BEQIRI,mbetet udhërrëfyes për arkitektët dhe urbanistët,se si me nder punohet dhe veprohet në çfarëdo rrethanash,ashtu edhe sikurse profesioni I mjekut,që ka në thelb humanizmin,profesioni I arkitektit është po aq human, pasi që çdo vijë e vendosur në letër,është në të mirë të njerëzimit dhe se me njerëz profesional sikurse Qemajli, njeriu dhe shoqëria do të jenë më komodë dhe funksional…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat