Edhe sot mot i vranët e me reshje shiu

Kosova

Edhe sot mot i vranët e me reshje shiu

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 07:32
Moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë moti me vranësira e reshje shiu.

Në një njoftim për media  nga IHM, bëhet e ditur se, pas dy ditëve me shi, të mërkurën pritet të ketë më shumë orë me diell dhe do të vazhdojë një situatë e ngjashme deri të premten, duke mos i përjashtuar  reshjet e izoluara, të cilat mund të jenë prezent nëpër disa lokalitete, por me intensitet të dobët.

Sipas IHMK-së, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Në viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 13m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat