Ahmeti: Koktej-molotovët nëpër protesta s’i organizon Vetëvendosje

Kosova

Ahmeti: Koktej-molotovët nëpër protesta s’i organizon Vetëvendosje

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 00:10
ilustrim

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje për një protestë paqësore më 1 shtator, kur në Kuvendin e Kosovës do të vihet për votim çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se protesta do të jetë paqësore, dhe ka shtuar se rastet kur janë hedhur koktej molotovi nëpër protesta, ato veprime s’kanë qenë të organizuara nga VV.

“Koktej molotovët nëpër protesta, Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk i ka organizuar e as i ka përkrahur. Prandaj, protesta e 1 shtatorit do të jetë paqësore”, theksoi kreu i Komunës së Prishtinës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat