Nesër betohen 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes

Kosova

Nesër betohen 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 23:44
Drejtoresha e Korpusit të Paqes, Darlene Grant me ish Presidenten, Atifete Jahjaga

35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes të cilët do të shërbejnë në Kosovë do të betohen solemnisht nesër para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delaëie, dhe Drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Darlene Grant.

Korpusi i Paqes është agjenci qeveritare e pavarur dhe nuk ka agjendë politike apo religjioze. Korpusi i Paqes dërgon vullnetarë në shtetet e ndryshme në mbarë botën, që kërkojnë përkrahje.

Vullnetarët punojnë në fusha specifike duke përfshirë arsimin, zhvillimin e komuniteteve, zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor dhe fushat tjera. Aktualisht diku rreth 7,000 vullnetarë shërbejnë në 65 shtete rreth globit.

Gjatë shërbimit të tyre, vullnetarët takojnë popullin e Kosovës dhe gjatë interaksionit me ta i ndihmojnë kosovarëve të kuptojnë më mirë aspektet e jetës dhe kulturës amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat