Ky është moti për vikend

Kosova

Ky është moti për vikend

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 19:51
Moti

Mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të na shoqëroj gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse më e larta e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32gradë Celsius. 

Shtypja atmosferike nuk do të jetë stabile, kështu që javën që hyjmë do të kemi ndryshime  në të gjithë parametrat meteorologjik.

Erëra, vranësira të dendura , shkarkime rrufesh dhe reshjet e  shiut  do të jenë prezent pas ditës së diele. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare, derisa ne javën që hyjmë parashihen erëra me shpejtësi mbi 10m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat