Gecaj, Bulliqit: E ardhmja do të tregojë kush t’i ka prerë teshat

Aktuale

Gecaj, Bulliqit: E ardhmja do të tregojë kush t’i ka prerë teshat

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 23:43
Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në profilin e tij në Facebook, ka thënë se e ardhmja do të tregojë kush ia ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit.

Në këtë mënyrë ai ka ironizuar me një postim të Bulliqit që ka shkruar se “ajo çfarë dëgjuam nga Biden është se miqtë amerikan nuk na i kanë prerë teshat, por ne vetës”.

“Shpejtim Bulliqi paska “shpejtuar” për të ironizuar dashakeqazi me shprehjen e përdorur nga unë para disa ditësh kur thash se komunistët Jugosllavë “na i kishin prerë teshat pa na pyetur fare”; mu ata komunistë dhe ato institucione të cilat ky Bulliqi me shokë i konsiderojnë institucione kredibile, edhe pse pikërisht ato institucione kanë masakruar pamëshirshëm popullin tonë (dhe jo vetëm). Shpejtim Bulliqi duhet ta mendoj mirë kur Amerikanët i quan edhe miqtë e tij, pasi që deri më tani të gjitha instancat e atij shteti tonë mik kanë qenë të qarta si kristali në qëndrimet e tyre mbi demarkacionin, qëndrime këto të cilat shkojnë plotësisht ndesh me ato të Bulliqit me shokë. Është mëse e sigurt se e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat