Kabashi: Liga do të jetë më e fortë!

Hendboll

Kabashi: Liga do të jetë më e fortë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2016 Në ora: 19:40
Taib Kabashi

Trepça nga Mitrovica e ka ndërmend të luftojë për katërshen e parë në Superligën e Kosovës në hendboll. Trajneri i kësaj skuadre, Taib Kabashi, tha se liga do të jetë më e fortë, duke marr parasysh se disa skuadra janë përforcuar dhe po duken më mirë të organizuar në krahasim me edicionin e kaluar. Mitrovicasit nga 1 gushti nisën përgatitjet për edicionin e ri dhe me bindje se do të përgatiten maksimalisht, madje lakmojnë edhe një vend në garat evropiane. “Trepça është përforcuar për edicionin e ri. Me hendbollistin Deniz Terziqin vazhduam për një vjet, pastaj jemi përforcuar me Lindrit Fetahun e Prishtinës, ndryshe reprezentues i Kosovës A dhe Atdhe Bashollin e Samadrexhës, që luan për Kosovën U-18. Me këto përforcime besoj...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat