Shumë qytete të Kosovë me ndërprerje të energjisë elektrike

Aktuale

Shumë qytete të Kosovë me ndërprerje të energjisë elektrike

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 09:21
Ilustrim

Një numër i madh i lagjeve në Prishtinë, si dhe qytete tjera do ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo për shkak të punimeve të ndryshme që po bëhen në terren.

Sipas njoftimit të KEDS-it, në Prishtinë nga ora 12:00 deri në 16:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Zonën Industriale Fushë- Kosovë, tregun me shumicë, KFOR-in Hungarez, Spitalin Medikus, Betonjerka. Ndërsa, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, do të ketë shkyçje në Tophane ,te Tjegullorja, rruga e Vushtrrisë.

Kurse, prej orës 12:00 deri në orën 16:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Sinidolli, Llukari, Makovci, Butovci. Gjithashtu, prej orës 16:00 deri në orën 20:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Kodra e Trimave, Kolovica e re, Kolovica e Vjetër. Një pjesë e Kodrës së Trimave, Herticet, Ismet Krasniqi, Gjon Sereqi. pa energji elektrike do të mbes edhe prej orës 08:00 deri në orën 12:00. 

Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në Podujevë, Drenas, Fushë- Kosovë, Gjakovë, Malishevë, Skenderaj, Vushtrri, Mitrovica, Deçan, Istog , Klinë, Ferizaj, Shtime, Prizren dhe fshatrat për rreth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat