Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 18:58
Ilustrim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e enjte nëpër disa territore mund të sjellin riga shiu të dobëta dhe të izoluara, kryesisht në viset malore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales por në ditët në vijim do të bie për 3-5 milibar.

Do të fryjë erë  fillimisht nga  verilindja por nga dita e mërkurë do ta ndërrojë drejtimin dhe do të vazhdoj  të fryjë nga juglindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat