UEFA ultimatum Rusisë për Kosovën

Futboll

UEFA ultimatum Rusisë për Kosovën

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 17:47
KF Partizani

UEFA është vënë në lëvizje për të zgjidhur çështjen e vizave të futbollistëve të Partizanit. Klubi i kuq nuk ka mundur deri në këto momente të pajisë me viza për transfertën në Rusi tre futbollistë, Ibrahimin, Ramadanin dhe Mentor Mazrekajn që ndryshe nga sa është pretenduar është pjese e planeve të klubit për ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League. Arsyetimi i palës ruse deri më tani ka qenë se të tre futbollistët në fjalë nuk mund të pajisen me viza pasi disponojnë pasaportat e Kosovës, një shtet që ende nuk është njohur nga Rusia. I përballur me këtë arsyetim absurd Partizani ka bërë ankimin e tij në UEFA, e cila është vënë në lëvizje duke i dhënë direktivat e saj Federatës Ruse të Futbollit. Me vënien në lëvizje të Uefa-s , Federata Ruse e Futbollit ka nisur kontaktet me ministrinë atje për të zgjidhur këtë ngërç që është duke u kthyer tanimë në një çështje diplomatike. Në lëvizje është vënë edhe vetë klubi i Krasnodar duke u interesuar që futbollistët të pajisen me viza, edhe pse çështja mbetet ende e vështirë për tu zgjidhur dhe duket se në fund do të jetë UEFA ajo që do të vendosë se çfarë do të ndodhë me këtë transfertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat