Kelmendi: Shumica e ligjeve në Kosovë janë të kopjuara

Aktuale

Kelmendi: Shumica e ligjeve në Kosovë janë të kopjuara

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 17:43
Ramiz Kelmendi

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, me anë të një shkrimi ka hedhur kritika mbi legjislacionin aktual të Kosovës duke u shprehur se shumica e ligjeve në Kosovë kanë ardhur në Kuvend si të kopjuara nga shtete të tjera e të cilat për qytetarët e vendit, janë model i keq për zbatim nga të gjitha palët.

Kelmendi ka dhënë edhe disa shembuj të cilat nga ligjet aktuale siç janë në zbatim, derivojnë si të papërshtatshme dhe të pazbatueshme qoftë për qytetarët, bizneset, Gjykatat, policinë dhe faktorët tjerë përkatës.

Deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi nisur nga shembujt që i nxjerrë si fakte në praktikë, thërret që legjislacioni si i tillë, duhet rishikuar edhe njëherë dhe duhet të bëhet i implementueshëm.

Ky është reagimi pa ndërhyrje  i Kelmendit

Në Republikën e Kosovës sot kemi ligje të cilat janë të ndërtuara nga kopjimi i ligjeve të shteteve të EU-së të cilat janë modifikuar, për nevojat e qytetarëve tonë, por që në shumicën e rasteve këto ligje kalohen pa u trajtuar nga ekspertët e profileve për të cilat duhet të zbatohet. Secili ligj në fillim është si një plastelinë e cila duhet të përpunohet, modifikohet dhe të kaloj në parlament dhe në komisione parlamentare profesionale deri në votim. E qartë, pas votimit dhe hyrjes në fuqi ky ligji ka nevojë për zbatim sa më të mir. Në vendin tonë kemi ligje që mundë të cilësohen cilësore por ndodhë ngecja në implementim. Pse ka ngecje, po i marrim disa shembuj; Në komunikacion rrugorë kemi dënime deri në qindra euro për delikte të caktuara. Kemi edhe rregulla vendosje të pikëve deri tek konfiskimi i patentë shoferit për kohë të caktuar. Duke parë se gjobat e mëdha në shtetin e tranzicionit ku të ardhurat pe rsonale janë të vogla, pastaj njerëzit me ndikim dhe autoritativ të shumtën e rasteve shfrytëzojnë pozicionin dhe shpeshherë oficierët policorë nuk mundë të zbatojnë këto ligje në mënyrë strikte, ndodhë një lloj korrupsioni miqësorë. Shembull, kryetari, vëllau, tezja daja, miku dhe shumë miqësi dhe farefisni e bëjnë të veshtirë zbatimin e gjobes për dikënd me ndikim politik. Nisur nga ky fakt, realiteti na mëson se edhe ligjet duhet të jenë të ndara si implementim fillestar me gjoba të vogla por të arsyeshme. Shembull. Për rripin e sigurisë gjoba në fazën e fillestare mund të ishte 5 euro (tani 20 euro). -Është e turpshme të kerkosh favore për këtë gjobë. Është e turpshme të tolerosh këtë lëshim për këtë vlerë. Pra ne, duke e trajtuar këtë çështje si shembull, del se vetëm ata të pafuqishmit dhe të ‘panjohurit’ paguajnë gjobat, ndërsa ata ‘të tjerët’ që shkelin ligjin, në njëfarë forme falen ose amnistoh en. Në vendin tonë kemi edhe ligjin për duhanin i cili kap vlera të gjobave deri në mijëra euro. Edhe në këtë rast është shumë e vështirë në një shtet me njoftësi të ngjeshur të implementosh diçka të tillë. Edhe në këtë rast do duhej të ishte një fazë fillestare, shembull, gjoba të ishte 100 euro për fazën e parë (gjobë e parë) dhe nëse ndodhë që i njëjti person të gjobitej për të dytën herë, atëherë sistemi me emërtim do të rriste për disa herë shumën. Pra, vetëm me gjoba të kontrolluara dhe të implementuara do kemi implementimin e tyre me përpikëri. Nëse shohim realitetin e sotshëm aktual, del se ka shkelje të hapur dhe të shumtë të këtij ligji. Shembull tjetër i radhës. Kemi disa ligje që kthyer nga mjetet monetare në burg, arrijnë disa dënime deri në tre vjet, kjo sepse, dita e kaluar në burgim llogaritet 15 euro. Lind pyetja, Si mundë që një inspektorë të aplikoi këtë gjobë për ndonjë biznes, (shembu ll) të cilin e dërgon në burgim trevjeçarë vetëm pse ka ekspozuar pemët para dyqanit për shitje, ose fermeri që ka dalur të shes prodhimet e veta në një vend të hapur ? Me rëndësi është të trajtojmë edhe një shembull si fakt aktual. Në legjislacionin tonë kemi gjoba edhe deri në 30 milion euro. Si të gjobitet ndonjë ekonomi me këtë vlerë ? A janë vlerat e mëdha të gjobitjes burim i sigurtë i korrupsionit material dhe miqësorë. Me siguri se po. Sikur në rastin e parë dhe në të dytin pëson legjislacioni në fuqi, apo në shumicën e rasteve këto ligje janë ndërtuar në atë formë që të shantazhohen persona selektiv. Krahas kësaj në realitetin tonë ndodhë edhe zvarritja e lëndëve që është në funksion të korrupsionit, si material edhe miqësorë, sepse me zvarritjen e këtyre lëndëve ka mundësi që ndikimi i akterëve të jetë më i gjatë. Pra me vite. Pse kjo ndodhë dhe si mundë të eliminohen këto dukuri; Së pari për sec ilën lëndë të caktuar, duhet të ekzistojë koha e përfundimit të lëndës nga ana e Gjykatës. Kjo sepse, me kohë të caktuar të përfundimit, të gjithë akterët që shkelin ligjin do e kenë të qartë se fillimi i procesit dhe përfundimi i procesit zgjatë më së tepërmi 6 muaj. Rezultati do ishte i pritshëm në efekte. Andaj edhe mund të themi se kjo formë e përfundimit të lëndëve është efikase në parandalimin e fillimit të shkeljeve të tjera. Sepse çdo kush do e dinte se nëse hapet procedurë, ajo më pas, ka një kohë të shkurtër të përfundimit. Si suport për këtë formë zbatimi të ligjit, duhet edhe njerëz, dhe edhe për këtë kapacitet ne i kemi mundësitë. Si ? -Ne kemi shumë të punësuar në institucione shtetërore të cilët mundë të transferoheshin nëpër institucione juridike, në mënyrë që këto lëndë sit ë tilla, të përfundoheshin me efikasitet. Nga kjo efekti do ishte edhe se, çdo ditë numri i lëndëve do rrite j sepse qytetarët zgjedhin modelin gjyqësor të zgjedhjes se kontesteve në vend të konflikteve fizike dhe populliste. Nga faktet e sipërshënuara, del se legjislacioni duhet rishikuar edhe njëherë dhe duhet të bëhet i implementueshëm. Kjo e zhbënë korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe parandalon krijimin e të rejave në masën e tanishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat