Me anë të fotosesionit i tregoi burrit se do bëhen prindër

Life style

Me anë të fotosesionit i tregoi burrit se do bëhen prindër

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 17:21
Brandon Dow dhe Brianne

Një grua e re e gjeti një mënyrë shumë kreative se si t’i tregojë burrit të saj që do bëhen prindër e për këtë gjë u sigurua që të dokumentojë gjithçka.

Brandon Dow, po mendonte se po merr pjesë në një fotosesion të thjeshtë së bashku me gruan e tij Brianne, por këtë fotosesion do e mbaj mend për gjithë jetën.

Brianne e kishte punësuar fotografen e tyre të dasmës, për të bërë këtë fotosesion.

Kur Samantha kishte arritur në vendin ku çifti po planifikonte të bënte fotografitë e dasmës, fotografja kishte përgatitur dy tabela në të cilat ata supozoheshin ta shprehnin dashurinë që ndjejnë për njëri – tjetrin.

“I thash atij që t’i shkruaj tri fjalë që e përshkruajnë atë”, u shpreh fotografja.

Por befasia më e madhe ishte kur Brandon pa se çfarë kishte shkruar gruaja e tij.

Mbishkrimi “do të bëhesh baba” e bëri të qajë 26 vjeçarin.

Që prej fillimit të muajit kur janë shkrepur këto fotografi, kanë marrë vëmendjen e shumë personave në Facebook dhe janë pëlqyer me mijëra herë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat