Vizitë në ankara, pas puçit, e ministrit iranian të Punëve të Jashtme

Evropë

Vizitë në ankara, pas puçit, e ministrit iranian të Punëve të Jashtme

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 17:13
Mohammad Javad Zarif dhe Mevlut Cavusoglu

Shefi i diplomacisë iraniane do të vizitojë Ankaranë një muaj pas puçit të dështuar në Turqi pas të cilit Teherani kishte shprehur menjëherë mbështetjen e tij ndaj presidentit Erdogan, njoftoi sot Ministria turke e Punëve të Jashtme.

“Mohammad Javad Zarif do të takojë në kryeqytetin turk homolgun e tij Mevlut Cavusoglu dhe do të zhvillojnë një konferencë për shtyp të përbashkët, më pas ai do të pritet nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan”, theksohet në komunikatën e Ministrisë.

Teherani ishte një nga vendet e para që shprehu, pas puçit të dështuar të 15 korrikut, mbështetjen e tij ndaj presidentit turk i cili u shpreh i hidhëruar nga mungesa e solidaritetit nga ana e aleatëve perëndimore me SHBA-në në krye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat