Çfarë tha djali i Fidel Castros për Majlinda Kelmendin?

Xhudo

Çfarë tha djali i Fidel Castros për Majlinda Kelmendin?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 gusht 2016 Në ora: 13:57
Agron Kuka gjatë takimit në Rio me djalin e Fidel Castros

Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, tregon se çfarë biseduan gjatë një takimi me djalin e ish-presidentit të Kubës, Fidel Castro, Antonion. “Ai do të jetë ambasadorë për promovimin e xhudos në botë pranë IJF-së dhe na ftoj për vizitë në Kubë në ndonjë kamp përgatitor e të njëjtën ftesë edhe ne ia kemi bërë atij dhe ekipit kubanez”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Çfarë iu tha për xhudisten Majlinda Kelmendi, fituese e medaljes së artë olimpike? “Ishte i mrekulluar me performancën e saj dhe na tha që po shkoni hapave të boksierëve kubanez”, përgjigjet Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat