Horoskopi, 11 gusht 2016

Life style

Horoskopi, 11 gusht 2016

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 07:23
Horoskopi

Dashi 21/3 - 20/4

Flisni dhe me të tjerët. Nuk është momenti për të mbajtur sekrete ndaj partnerit/es. Në planin financiar tregoni sa më shumë maturi me shpenzimet.

Demi 21/4 - 21/5

Nuk keni pse të jeni kaq tolerant me njeriun e zemrës, i cili ju detyrohetshumë. Beqarët do kenë mundësi të mira pa fund, por nuk do i shfrytëzojnë. Në planin financiar mos hidhni hapa të pamenduara.

Binjakët 22/5 - 21/6

Situata paraqitet me një rrezikshmëri të madhe, të cilën nuk po e vlerësoni siç duhet ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët ka mundësi të nisin një lidhje. Financat parashikohen të mira.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Nëse mbani qëndrimin e duhur ndaj njeriut të zemrës shumë shpejt do ta shikoni veten në një pozicion të rëndësishëm. Beqarët do realizojnë plot takime. Financat nuk do jenë të mira.

Luani 23/7 - 21/8

Bëni diçka që të ndryshoni situatën ku gjendeni me partnerin/en, sepse duket shumë e keqe përsa i përket jetës suaj sentimentale. Beqarët do i kenë të qarta idetë dhe do hedhin hapat e duhur.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Partneri/ja do të mundohet shumë për t’ju ndihmuar. Beqarët duhet të tregohen më të hapur në takime, ndryshe do mbeten ende vetëm. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.

Peshorja 24/9 - 23/10

Pak më shumë liri personale nuk do t’ju bëjë asgjë të keqe ju të dashuruarve, përkundrazi do t’ju qetësojë nga stresi i së përditshmes. Beqarët do bënin mirë të dëgjonin zemrën e tyre.

Akrepi 24/10 - 22/11

Nuk pranoni që partneri/ja t’ju thotë se fare duhet ose nuk duhet të bëni. Beqarët do arrin të bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do nisin një lidhje afatgjatë.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Ndjeheni të shpërqendruar, por një telefonatë që do t’ju vijë nga partneri/ja do t’ju qetësojë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por nuk do e gjejnë dot shpirtin binjak.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Ndodheni në udhëkryq ju të dashuruarit dhe nuk dini se çfarë drejtimi të merrni. Beqarët nuk duhet të nxitohen në vendimet që do marrin. Financat do varen nga menaxhimi juaj.

Ujori 21/1 - 19/2

Njeriu juaj i zemrës do t’ju përfshijë në diçka të re. Beqarët edhe pse do kenë takime të njëpasnjëshme nuk do arrijnë ta ndryshojnë dot statusin. Në planin financiar buxheti do vijë duke u përmirësuar.

Peshqit 20/2 - 20/3

Lërini gjërat në rrjedhën e tyre dhe mos bëni ndryshime që nuk do të sjellin asnjë të re për ju të dashuruarit. Beqarët nuk janë ende gati për të bërë ndryshime në jetën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat