Një gjykatë në Tbilisi e ka dënuar një shtetas të Gjeorgjisë me 12 vjet burg, për akuza se kishte luftuar së bashku me grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Siri.
Gjykata e Qytetit në Tbilisi mbrëmë e shpalli fajtor të akuzuarin, Davit Borchashvili, se kishte qenë anëtar i organizatës terroriste dhe kishte marrë pjesë në aktivitetet e organizatës terroriste.
Borchashvili ishte arrestuar në muajin nëntor, pasi ishte ekstraduar nga Turqia.
Autoritetet e Gjeorgjisë kanë thënë se afro 100 shtetas të këtij vendi i ishin bashkuar IS-it në Siri dhe Irak.