Thaçi i jep medalje presidenciale Dua Lipës

Mediale Vip

Thaçi i jep medalje presidenciale Dua Lipës

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 10:22
Hashim Thaçi, Dua Lipa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka pritur sot në takim këngëtarën tashmë me famë botëore, Dua Lipa, të cilën e ka nderuar me medalje presidenciale.

Thaçi tha se Kosova po e ndërton në mënyrë të dinjitetshme emrin saj.

“Ky vit ka qenë i Majlindes, i Duas, i gjithë sportistëve dhe artistëve”.

Ai më tutje tha se shpreson që ky është vetëm një fillim për të arritur majat e saj.

Ndërsa Dua e cila mbrëmë ka mbajtur koncertin e saj të parë në Prishtinë, e ka falënderuar Presidentin për respektin dhe pritjen që i është bërë.

“Ndjehem krenare që jam shqiptare, dhe se kisha mundësi të mbajë një koncert të tillë për ta prezantuar vendin tim në gjithë botën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat