Michael Phelps, Katie Ledecky medalje të arta në 200m flutur dhe 200m stil i lirtë

Sporti

Michael Phelps, Katie Ledecky medalje të arta në 200m flutur dhe 200m stil i lirtë

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 09:48
Phelps fitoi të martën në garën individuale të 200 metrave stil flutur, një garë që ai e kishte humbur jashtë çdo parashikimi para 4 vjetësh, ndaj notarit Chad Le Clos të Afrikës së Jugut.

Michael Phelps fiton dy medalje të arta të martën, duke e çuar në 21 totalin e medaljeve të arta të karrierës së tij gjatë tri lojrave olimpike.

Phelps fitoi të martën në garën individuale të 200 metrave stil flutur, një garë që ai e kishte humbur jashtë çdo parashikimi para 4 vjetësh, ndaj notarit Chad Le Clos të Afrikës së Jugut.

Notari japonez Masato Sakai, doli i dyti, duke fituar medaljen e argjendë dhe hungarezi Tamas Kenderesi, i treti me medaljen e bronzit.

Afrikano-jugori Le Clos, i cili pak kohë para fillimit të lojrave olimpike mësoi se të dy prindërit ishin prekur nga kanceri, doli i katërti.

Phelps, fitoi edhe në garën e dytë të së martës, në atë të stafetës 4x200m stil i lirë, ku ekipi amerikan doli i pari.

Ekipi britanik mori medaljen e argjendë dhe Japonia medaljen e bronzit.

ImageKatie Ledecky (USA) of USA celebrates after setting a new world record.

Po të martën, notarja e talentuar amerikane, 19 vjeçarja Katie Ledecky fitoi medaljen e artë në 200 metra stil i lirë. Kjo është medalje a saj e dytë e artë në Rio.

Sarah Sjostrom e Suedisë doli e dyta dhe Emma McKeon e Australisë e treta.

Të djelën, Ledecky, fitoi garën e 400 metrave stil i lirë, ndërsa një ditë më parë kishte fituar medaljen e argjendë, si pjesë e ekipit amerikan në garën e stafetës 4x100 metra.

Gara e saj tjetër në Rio do të jetë ajo e 800 metrave stil i lirë, një garë që ajo e fitoi para 4 vjetësh, kur ishte vetëm 15 vjeç, në Lojrat Olimpike të Londrës.

Ajo ka gjithë mundësitë të marrë medaljen e tretë të artë individuale në Rio, duke fituar në 200, 400 dhe 800 metra stil i lirë, një arritje që nuk është përsëritur që kur amerikania Debbie Meyer i fitoi të tria këto gara në Lojrat Olimpike të vitit 1968 në qytetin e Meksikos.

"Ishte një garë tepër e vështirë. Hera e parë që gati sa nuk volla në mes të garës. Jam tejet e lumtur që dola e para", u shpreh ajo pas fitores në 200m stil i lirë.

Në 50 metërshin e fundit, Ledecky ishte pothuajse barabar me suedezen Sjostrom dhe vetëm në 25 metërshin e fundit ajo arriti të shkëputet, duke fituar me kohën 1 minutë 53 sekonda e 73 të qindëtat.

Sjostrom, përfundoi e dyta me 1:54.08, vetëm 35 të qindëtat e sekondës më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat