Kështu duket atmosfera në koncertin e Duas

Mediale Vip

Kështu duket atmosfera në koncertin e Duas

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 22:45
Koncerti i Dua Lipës

Tashmë koncerti i Dua Lipës ka filluar dhe këngëtarët që do të këndojnë para saj vetëm kanë filluar që të dalin në skenë

Lyrical Son ka qenë ai që ka filluar siparin, kurse për të gjithë ata që nuk e kanë pasur mundësi të jenë fizikisht në koncertin e Duas këtë mund ta bëjnë duke shikuar kanalin My Music, të platformës Digitalb.

Kanali është numër 19 në Kosovë për të gjithë ata që kanë platformë digjitale të IPKO-s.

Veç Lyrical Son në skenë pritet që të këndojnë edhe këngëtarë të tjerë reperë para se në skenë të ngjitet këngëtarja me famë botërore Dua Lipa.

Ndërkohë për momentin publiku është duke u nxehur me këngën “BonBon” të Era Istrefit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat