Fëmijët në Siri në rrezik, s’kanë ujë për të pirë

Azia

Fëmijët në Siri në rrezik, s’kanë ujë për të pirë

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 22:00
Fëmijët e qytetit sirian Aleppo

Fëmijët e qytetit sirian Aleppo, janë në rrezik të madh për jetën, nëse menjëherë nuk furnizohen me ujë të pijshëm, kanë bërë me dije agjencitë e Kombeve të Bashkuara, shkruan BBC.

Kombet e Bashkuara, kanë bërë me dije se duhet bërë një pauzë imediate e luftimeve, në mënyrë që të rregullohet sistemi i ujësjellësit dhe i energjisë elektrike.

Pothuajse 2 milionë njerëz po jetojnë pa furnizime elementare.

Luftimet në mes forcave qeveritare dhe rebelëve në Siri, janë intensifikuar gjatë javëve të fundit.

Mendohet se mbi 250,oho njerëz kanë mbetur të ngujuar në zonat e kontrolluara nga rebelët në lindje të Aleppos, pasi që rruga kryesore ishte mbyllur nga forcat qeveritare në fillim të korrikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat