Dy të rinj shqiptarë arrestohen me 10 kg drogë në Itali

Kronikë e zezë

Dy të rinj shqiptarë arrestohen me 10 kg drogë në Itali

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 20:25
Pamje nga konferenca

Dy të rinj shqiptarë me banim në Itali u arrestuan nga policia, pasi u kapën me 10 kg marijuanë. T.A 36 vjeç, banues në Abruzo dhe G.D, 26 vjeç janë ndaluar nga policia rreth orës 02.00 të natës në Berta.

Shqiptarët nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Kështu që, ata u ndoqën me makina nga karabinierët. Në makinën tip “Fiat Kroma”, e drejtuar nga 36-vjeçari u gjetën 10 kg marijuanë.

Policia ka bastisur edhe banesat e dy të rinjve, por nuk gjeti asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat