Drejtoria e Inspeksionit në aksion, liron hapësirën publike dhe ndalon ndërtimet pa leje

Prishtina

Drejtoria e Inspeksionit në aksion, liron hapësirën publike dhe ndalon ndërtimet pa leje

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 11:19
Foto nga vendi ngjarjes

Drejtoria e Inspeksionit, në Komunën e Prishtinës ka ndërmarrë dy aksione të tjera që kanë të bëjnë me lirimin e hapësirës publike si dhe rrënimin e ndërtimeve pa leje.

“Me inspektimet e përditshme në terren, inspektorët kanë konstatuar se në rrugën “Nazim Gafurri”, një lokal ka shtuar pa leje një pjesë të objektit. Rasti tjetër ka të bëjë me shtrim të asfaltit në hapësirë publike, pa poseduar leje nga organi kompetent, duke dëmtuar kështu hapësirën e gjelbëruar”, thuhet në njoftimin për media.

Në të dy rastet, Inspektorët e Rendit Komunal kanë urdhëruar paraprakisht palët që t’i heqin të gjitha shtesat pa leje. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspekcionit është detyruar që të intervenojë, duke e rrënuar kështu shtesën pa leje në objekt, si dhe duke liruar hapësirë publike për gjelbërim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat