Si ndikon mosha e babait te shëndeti i fëmijëve?

Life style

Si ndikon mosha e babait te shëndeti i fëmijëve?

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 20:23
Ilustrim

“Meshkujt janë paralajmëruar që të bëhen baballarë rreth moshës 40 vjeçare (ose më të rinj) ose do të përballen me rrezikun e të paturit fëmijë me sëmundje serioze”, raporton Daily Mail në një artikull. 

Artikulli bazohet në të dhënat e një studimi të bërë nga kërkues të Georgetown University Medical Centre në SHBA. Studimi u financua nga Institutet Shtetërore të Shëndetit të SHBA-ve dhe tregon se si mund të ndikojnë prindërit në sëmundjet e fëmijëve.

Në artikull diskutohen të dhënat e gjetura jo vetëm nga ky studim, por edhe nga studime të ndryshme, duke përfshirë disa të dhëna që tregojnë se fëmijët e lindur nga baballarë të moshës mbi 40 vjeç kanë përqindje më të larta të gjendjeve të tilla, si shqetësime të spektrit të autizmit dhe se stresi, pirja e duhanit dhe alkooli mund të shkaktojnë gjithashtu ndryshime të trashëgueshme.

Pavarësisht paralajmërimit të bërë në fakt e gjithë kjo është çështje opinion, për aq kohë sa nuk kemi të dhëna të forta dhe nuk dimë mënyrën e saktë të marrjes në shqyrtim të të dhënave. E gjithë kjo është diçka që duhet të merret me rezerva kur flasim për diçka si “ora biologjike mashkullore” dhe për baballarët, të cilët i vendosin fëmijët e tyre në risk duke shtyrë momentin e atësisë deri në moshë të mesme.

Ajo që mund të themi me siguri është se në momentin që një mashkull vendos të bëhet baba duhet të evitojë duhanpirjen, konsumin e tepërt të alkoolit dhe dietën e varfër ushqimore. Edhe nëse diçka e tillë nuk e përmirëson shëndetin e spermës do të përmirësojë padyshim shëndetin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat