Imeraj reagon ndaj kërkesës së zëvendëskryeministrit Stojanoviç për përfundimin e Kishës Ortodokse

Lajme

Imeraj reagon ndaj kërkesës së zëvendëskryeministrit Stojanoviç për përfundimin e Kishës Ortodokse

Mimoza Lakna Nga Mimoza Lakna Më 8 gusht 2016 Në ora: 19:21
Shkodran Imeraj

Historiani Shkodran Imeraj, ka reaguar kundër deklaratës së zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviç, që ka kërkuar përfundimin e Kishës Ortodokse në afërsi të Universitetit të Prishtinës.

“Ky fare Zëvendëskryeministri Branomir Stojanoviç paska kërkuar përfundimin e Kishës Ortodokse në afërsi të Universitetit të Prishtinës, shumë në rregull. Por ai duhet të dije se kjo ndërtesë fetare ka nisur në kohën e regjimit të Millosheviçit, është nisur pa leje dhe në kundërshtim me planin hapsinorë. Nesë kërkohet dhe insistohet që ky monument të ndertohët atëherë nga institucionet tona duhet të kërkohet edhe rindërtimi i Xhamisë në afërsi të Urës se Ibrit në Mitrovicë, monument ky i shkatërruar nga forcat serbe gjatë luftës për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Imeraj në reagimin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat