Safet Neziri: Kërkimet për të mbijetuar në Shkup, po vazhdojnë

Shkupi

Safet Neziri: Kërkimet për të mbijetuar në Shkup, po vazhdojnë

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 17:42
Vershimet ne Shkup

Safet Neziri, ish Deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe po ashtu banor i zonës së Hasanbegut që u përmbyt nga shirat e mëdhenj që ranë të shtunën mbrëmje, ka thënë se qeveria e Maqedonisë, u ka ofruar banorëve strehim në hotele dhe po ashtu subvencione.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se familjet që janë larguar nga shtëpitë e tyre, po gjejnë strehim te familjarët që jetojnë në zona të tjera të Shkupit.

“Hasanbegu i ka mbi 2000 shtëpi dhe mbi 15,000 banorë. Ju kemi ofruar banorëve strehim në hotele dhe po ashtu subvencione. Edhe në aspektin tradicional shqiptar, strehim po bëhet tek familjarët e farefisi. Nuk kemi kërkesë për tu strehuar në ndonjë hotel, shumica prej tyre janë strehuar te familjarët”.

Ai ka shtuar se autoritetet po punojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe po kërkojnë vazhdimisht për të mbijetuar.

“Po vazhdon puna e gjetjes së viktimave eventuale”.

Sipas tij, shkak për vërshimin e kësaj zone, është mënyra se si është ndërtuar ky vendbanim, duke mos u respektuar shpesh standardet e ndërtimit.

“Njëri ndër shkaqet që Hasanbegu është vërshuar, është mënyra dhe forma e objekteve të banimit për shkak se shumë herë nuk ndërtohen sipas planeve urbanistike dhe rregullave të banimit. Është më shumë çështje infrastrukturore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat