Kryetari i Preshevës: Shqiptarët nuk kërkojnë ndryshimin e kufijve

Lajme

Kryetari i Preshevës: Shqiptarët nuk kërkojnë ndryshimin e kufijve

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 16:44
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi lidhur me marrëdhëniet e shqiptareve te Luginës dhe qeverisë serbe në një intervistë për gmediat serbe të titulluar  “Shqiptarët nuk kërkojnë ndryshimin e kufijve”  ka deklaruar se “Nacionalizmi është shpesh shkaku i problemeve. Gjeneratat e reje e kuptojnë atë që unë jam duke thënë se partitë shqiptare duhet të përfshihen në institucionet e Serbisë. Ne duam të jemi në strukturat e shtetit, ministritë, koordinimin e trupit … pakica shqiptare mund të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit dhe një rrugë të shpejtë drejt BE-së. Në anën serbe, ne presim gatishmërinë dhe aftësinë për të marrë pjesë.”

Ne vazhdim kryetari i ri i Preshevës Arifi,  i cili erdhi në pushtet si udhëheqës i Alternativës për ndryshime.  Media ka shkruar se “ai  beson se është koha për t’i dhënë fund tregimeve të ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe në Preshevë dhe komunat tjera me shumicë shqiptare në jug te Serbisë dhe se të ardhmen e tyre duhet ta shikojnë brenda Serbisë.”

“Askush nuk flet për ndryshime të kufijve. As SHBA, as BE, as Shqipëria, jo Kosova. Pse duhet të kemi? Deri tre muaj më parë kemi pasur një parti shumë nacionaliste në pushtet në Preshevë, por jo më. Tani është Partia Liberale me politikën moderne…” ka nënvizuar Arifi.

Pyetjes se a mund që partitë shqiptare t’i kontribuojnë ne  negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës? Arifi ne fund kësaj pyetje ju është përgjigjur se “kjo është logjike që të përfshihet edhe  pakica shqiptare, ashtu siç është rasti me partitë serbe në Kosovë. Serbia nuk ka arsye për t’u frikësuar per këtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat