VV në teren, mban takime mobilizuese kundër Demarkacionit

Aktuale

VV në teren, mban takime mobilizuese kundër Demarkacionit

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 15:12
Ilustrim

Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, vazhdon të mbetet sfida më e madhe politike në vend.

Tashmë kur pritet që këtë javë ta vjen në Kuvend për ratifikim kjo marrëveshje, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me takimet mobilizuese kundër kësaj.

Deputetë të VV-së, sot do të jenë në teren në lagjet e Prishtinës ku do të zhvillojnë takime mobilizuese kundër marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Ka qenë Ylli Hoxha nga VV-ja i cili ka bërë publik orarin e këtyre tubimeve që do të mbahen sot.

“Sot Lëvizja Vetëvendosje organizon këto tubime mobilizuese kundër Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ne Prishtine:

– Shkolla Naim Frasheri, Lagja e Muhagjereve, ora 20:00, flasin Albulena Haxhiu dhe Rexhep Selimi.

– Shkolla Nazim Gafurri, Lagja Medrese, ora 19:00, flet Hysen Durmishi

– Shkolla Dardania, ora 19:30, flet Glauk Konjufca

– Ne lagjen Kalabria, afer Universitetit UBT, ora 19:00, flet Donika Kadaj Bujupi!

Ftoheni te merrni pjese!”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat