Ja ku do të ketë sot ndërprerje të energjisë elektrike

Kosova

Ja ku do të ketë sot ndërprerje të energjisë elektrike

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 08:28
Ilustrim

Sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Gjakovës, Lipjanit dhe Drenicës. Kjo për shkak të punimeve të planifikuara nga KEDS-i.

Sipas njoftimit të KEDS-it, nga ora 08:00 deri në orën 13:00 në  Gjakovë, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Dragabili, Maxharra, Astrazubi, Maralija, Kravasarija, Guriqi, Pagarusha, Shkoza dhe Janqishta.

Arsyeja e shkyçjes është shtrirja e përçuesve Al-Çe të tensionit të mesëm në fshatin Astrazub -Malishevë.

Nga ora 12:00 deri në orën 14:00, pa furnizim me energji elektrike në komunën e Lipjanit, do të mbesin Gadime e Ulët (një pjesë), Gadime e Lartë, Plitkoviqi dhe Vrella. Shkyçja bëhet me qëllim të zëvendësimit të shtyllës së drurit me një këndore të betonit.

Kurse, nga ora orës 09:00 deri në orën 12:00, pa furnizim energji elektrike do të mbesin fshtrat e Drenicës, Fushtica e Naltë dhe e Ulët, Kizhnareka, Nekovci, Bainca, Shala, Krojmiri, Resinovci dhe Mirena. Arsyeja e shkyçjes është rregullimi i shtyllës së tensionit të mesëm, ndërrimi i izolatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat