Lansohet projekti i ri për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore

Kosova

Lansohet projekti i ri për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 08:18
Ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjensioni i Japonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) do të lansojnë sot projektin e ri për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

Projekti është financuar nga qeveria e Japonisë dhe do të implementohet nga UNDP-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave.

Sipas një njoftimi, ngjarja gjithashtu do të përfshijë ndarjen e përvojave dhe të gjeturat kryesore nga trajnimi i fundit i JICA-s në Japoni me temë shoqëritë ripërtëritëse ku morri pjesë edhe një zyrtar nga Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave.

Në ngjarje, cila do të vë në pah kontributin që UNDP dhe JICA kanë dhënë në fushën e zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore në Kosovë, do të marrin pjesë edhe Andreë Russell, koordinator i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Tatsuro Hayashi, këshilltar në Ambasadën e Japonisë në Vienë (përgjegjës edhe për Kosovë), Agim Gashi, këshilltar për çështje të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kanako Terui, këshilltare e JICA-së, dhe Alush Beqiri, drejtor i Agjencisë për Parandalimin dhe Menaxhimin e Emergjencave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat