UNDP dhe Dragashi nënshkruan marrëveshjen për krijimin e vendeve të reja të punës

Kosova

UNDP dhe Dragashi nënshkruan marrëveshjen për krijimin e vendeve të reja të punës

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 16:11
Marreveshja

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe komuna e Dragashit nënshkruan një marrëveshje komunale për bashkë-financim për të ndihmuar banorët e këtushëm t’i përmirësojnë fermat dhe ndërmarrjet e tyre të vogla.

Kryetari i komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, koordinatorja e programit të UNDP-së, Valbona Bogujevci dhe kreu i administratës së Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Teknik në ambasadën e Austrisë në Kosovë, Arsim Aziri, morrën pjesë në këtë ngjarje që do të zyrtarizojë ndihmën për të stimuluar krijimin e vendeve të reja të punës në komunën e Dragashit dhe do t’u mundësojë familjeve vendase të gjenerojnë më shumë të ardhura.

Në një njoftim thuhet se për të shënuar Ditën Botërore të Aftësive të të Rinjve, 15 korrikun, shtatë të rinj dhe të reja të komunës së Dragashit, u shpërblyen me certifikata për përfundimin me sukses të trajnimit për aftësim profesional për kuzhinier, auto-elektricist dhe parukeri. Përveç trajnimit që u ofrua nga qendra trajnuese për aftësimit profesional në Prizren, projekti gjithashtu po mbështet këta shtatë të rinj dhe të reja duke i furnizuar me mjete për t’u vetë-punësuar.

Projekti InTerDev, i financuar nga Bashkëpunimi i Austrisë për Zhvillim (ADA) dhe i implementuar nga UNDP-ja, ka përkrahur komunat e Dragashit dhe Shtërpcës që nga viti 2014 në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të ardhurave për familjet, si dhe për të përmirësuar gjendjen e shërbimeve publike. Projekti deri më tani ka krijuar mbi 670 vende pune për komunitetet lokale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat