Deçan: Pengohen me dhunë Vendimi i Komunës, arrestohen tre persona nga Familja Iberhysaj

Kosova

Deçan: Pengohen me dhunë Vendimi i Komunës, arrestohen tre persona nga Familja Iberhysaj

Nga: Adem Lushaj Më: 20 korrik 2016 Në ora: 16:01

Rexhep, Florin dhe Ideal Iberhysaj, nga Deçani, janë tre personat e arrestuar nga Policia e Stacionit të Deçanit, pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe kërcënuar në prani të Policisë, Flamur Shasha nga Peja. Arrestimi i tyre ka ardhur si rrjedhojë e një Vendimi komunal për dhënie me koncesion të pronave komunale, ku firma punuese “Liria Grup”, e përfaqësuar nga Flamur Shasha kishte tentuar për nisjen e punimeve të kontraktuar sipas Vendimit të Komunës së Deçanit. Mirëpo, prona e dhënë me koncesion nga Komuna, kontestohet nga familjet Iberhysaj, të cilat pretendojnë se është e tyre, ndaj edhe do pengojnë në çdo mënyrë fillimin e punimeve, përderisa nuk merret një Vendim nga Gjykata e Deçanit, pasi që të njëjtës iu kanë adresuar që nga vitit 2001.

Tre të arrestuarit pas intervistimit të tyre nga Policia e Koosvës, janë dërguar në Gjykatë për vepër kundërvajtëse, e që me urdhër të gjyqëtarit të rastit, Nexhat Musaj, janë liruar për të vazhduar rastin me procedurë të rregulltë ligjor. Ata, gjatë seancës gjyqësore ishin deklaruar se nuk kanë kërcënuar dhe as nuk e kanë në plan të kërcnojnë punëmarrësin për ndërtimin e objektit të dhënë me koncesion, Flamur Shasha, pasi që nuk kanë të bëjnë me të, por me procedimin e lëndës në Gjykatë dhe Vendimit të Komunës, duke kërkuar sërish që mos të fillohet asnjë punim në këtë pronë, përderisa nuk merret një Vendim nga Gjykata e Deçanit, apo ndonjë institucion tjetër kompetent për çështjë në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat