Ministria e Infrastrukturës ndan 120 mijë euro për Parteshin

Kosova

Ministria e Infrastrukturës ndan 120 mijë euro për Parteshin

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 korrik 2016 Në ora: 15:55
Pajme nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Nikolic kanë nënshkruar një Memorandumi Bashkëpunimit ku janë ndarë 120 mijë euro për komunën e Parteshit. Gjatë nënëshkrimit Memorandumit, ministri Zharku ka shprehur përkrahjen e tij për Komunën e Parteshit dhe ka thënë se këto mjete do të shfrytëzohen në mënyrën sa më të mirë dhe sa më të efektshme për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Unë jam këtu në vizitë që të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi për investime në infrastrukturën rrugore. Si? e dini, shuma me rishikimin e buxhetit, nga 100,000.00 euro është rritur në 120,000.00 euro. Ne besojmë që këto mjete do të shfrytëzohen në mënyrën sa më të mirë dhe sa më të efektshme për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe natyrisht për lidhjen e fshatrave jo vetëm të komunave Pasjan dhe Partesh por edhe me fshatrat e tjera të komunës së Gjilanit”.

Ndërkaq, kryetari Nikolic ka falënderuar ministrin Zharku për vizitën e bërë dhe përkrahjen e dhënë. Nikolic ka theksuar se do t’i shfrytëzojnë këto mjete në investimin e projekteve të domosdoshme me përgjegjësi të lartë

“Fillimisht e falëndëroj ministrin për vizitën e sotme, mirëkuptimin dhe për qëllimin e mirë për të na ndihmuar. Ne nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit në vlerë 120,000.00 euro për investimin e ndërtimit të rrugëve në Partesh. Ne do t’i shfrytëzojmë këto mjete në investimin e projekteve të domosdoshme me përgjegjësi të lartë”, theksoi kryetari I komunës së Parteshit, Dragan Nikolic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat