Lopët kullosin në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan

Kosova

Lopët kullosin në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 15:23
Gllogjan varrezat e deshmoreve

Një vizitues i kompleksit memorial në Gllogjan të Deçanit i ka dërguar në KALLXO.com disa fotografi në të cilat shihen dëmtimet që ka pësuar ky kompleks, si dhe lopët që ecin e kullosin nëpër këtë kompleks.

Ai thotë se gjendja e këtij kompleksi ku gjenden varret e shumë dëshmorëve të Dukagjinit po rëndohet ndërsa shprehet se komuna e paguan një person për t’u përkujdesur për to.

Ndërsa një zyrtar i komunës së Deçanit, tha për KALLXO.com se dëmet në pllakat e këtyre varrezave janë krijuar nga shiu dhe gjatë dimrit.

“Ne do ta formojmë një komision i cili do të merret me vlerësimin e dëmeve që janë shkaktuar nga shiu apo gjatë dimrit. Pastaj do intervenohet në të gjitha rastet ku është e nevojshme”, tha Izet Zenuni, drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Deçanit.

Ai konfirmoi se komuna e paguan një kujdestar ne kompleksin memorial ne Gllogjan për mirëmbajtjen e asaj hapësire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat