Reduktimi i ministrive sjellë mentalitet të ri në politikë

Kosova

Reduktimi i ministrive sjellë mentalitet të ri në politikë

Mimoza Lakna Nga Mimoza Lakna Më 15 korrik 2016 Në ora: 09:55
Qeveria e Kosovës

Analisti politik Albrim Badallaj, duke kujtuar të gjitha qeveritë e pasluftës, ka deklaruar për “Bota sot” se, nuk mund të pritet që propozimi i Qeverisë për zvogëlimin e ministrive, të cilin duhet t’a miratojë vetë ajo, të jetë një konstelacion të kursimit të buxhetit.

"Realisht, të gjitha premtimet e Qeverisë, s’është se mund të besohen, derisa nuk ka një vendim konkret në lidhje me çështjet e ngritura. Gjatë gjithë periudhës së pasluftës ekzekutivët e vendit e kanë sabotuar apo dëmtuar me vetëdije buxhetin e varfër të Kosovës, duke e diskredituar kësisoj edhe personalitetin e politikanit. Nuk mund të pritet që ky propozim i Qeverisë, të cilin duhet t’a miratojë vetë ajo, të jetë një konstelacion që vërtet po dëshirohet të kursehet buxheti. Ne e dimë që pas krijimit të dy blloqeve, që synonin marrjen e pushtetit pas zgjedhjeve të 2014-së, premtimet ishin se do e zvogëlonin numrin e ministrive, madje blloku LDK-AAK-NISMA në mes tjerash potenconin se do e largonin edhe Ministrinë e Integrimeve Europiane, por të gjitha këto mbeten vetëm fjalë boshe”, ka thënë Badallaj.

Më tej, ai ka potencuar faktin se para kësaj qeverisjeje, Kosova kishte 19 ministri me afro 40 zv. ministra, gjersa tani ka 20 ministri, në mesin e të cilëve dy ministra po portofol dhe afro 50 zv. ministra.

“Kjo është një indikator se ka pasur “progres” në rritjen e ministrive, duke poseduar vetëm një ministër më pak se Republika Popullore e Kinës që ka 1,4 miliard banorë. Në këtë pikë Kosova është konkurrent i denjë i shumë shteteve të mëdha, e gjitha kjo e përkthyer në aspektin negativ. Medoemos që një paralajmërim i tillë, edhe po që se ndodhë është i vonshëm dhe po tentohet që të bëhet më shumë marketing, marrë parasysh se zgjedhjet qendrore ka kohë që janë duke u paralajmërua të mbahen, para afatit të paraparë ligjor. Nuk janë vetëm pagat e ministrave ato që e vjelin buxhetin e Kosovës, mirëpo luksi i tyre i tepruar nëpër vizita zyrtare, këshilltarët politik, nëpunësit e kabineteve dhe shoferat e tyre, bënë që privilegjet të jenë tepër të kushtueshme për një buxhet të varfër të vendit, ku në gjirin e saj ka 40% të popullsisë të varfër”, shprehet ai.

Sipas tij, në rast se do të konkretizohet vendimi i Qeverisë për , nuk është se do të kursente edhe aq shumë buxhetin, mirëpo do të sillte një mentalitet të ri, që edhe me pak ministri mund të zhvillohet shteti, nëse ka vullnet politik, sepse funksionimi i mirëfilltë i vendit nuk ka nevojë medoemos për shpenzime të panevojshme. Më tej, Badallaj, ka potencuar se, ky reflektim është pritur nga kryeministri Mustafa, i cili vjen nga fusha e ekonomisë, mirëpo ai ka shtuar se me këtë po faktohet çdo ditë e më tepër që kënaqja e apetiteve brenda koalicioneve bashkë qeverisëse është prioritet i politikës tek ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat