Mashtrimet e politikanëve

Politika

Mashtrimet e politikanëve

Nga: Ridvan Emini Më: 10 korrik 2016 Në ora: 15:54
Ilustrim

Njëri ndër premtimet, të cilat thuajse afër një dekade është duke u bërë, është ai për liberalizimin e vizave me UE-në. Këtë premtim e kishin bërë thuajse çdo politikan, i madh e i vogël. Por, deri më tani nuk po shihet, se kanë punuar në drejtim për të realizuar këtë premtim ashtu siç nuk kanë vepruar për të realizuar edhe shumë premtime të tjera. Gazeta “Bota Sot” ka kontaktuar me opinionistin z.Qemajl Krasniqi, i cili është shprehur, se qytetarët e Kosovës, po mbahen peng nga partitë politike e kjo vjen, si rezultat i mos-demokratizimit të partive politike.

Llogaridhënia për premtimet e bëra nga ana e politikanëve në Kosovë, asnjëherë nuk ka qenë “e nevojshme”. Ata çdoherë pasi që kanë arritur të bindin qytetarët (votuesit) me premtimet e tyre, të cilat shpeshherë s’kanë pasur asgjë të përbashkët me realitetin dhe as me fushëveprimtarinë e tyre, mirëpo esenciale për ta ka qenë që të binden qytetarët, deri sa të votojnë në kutitë e votimit për të (kandidatin, partinë apo koalicionin).

Pas kësaj, me daljen e rezultateve zakonisht vjen një reagim pozitiv nga ana e kandidatit apo partisë duke iu drejtuar ndonjë rrjeti social apo nëpërmjet medieve të tjera, publikut të gjerë duke i falënderuar ata për besimin dhe votën, dhe njëkohësisht duke bërë fushatën për së dyti ndaj tyre, duke iu premtuar sërish, se atë që e ka premtuar do e realizojë.

Mirëpo, me këtë rast votuesi sërish ‘mashtrohet’. Por, çfarë ndodh në të vërtetë në Kosovë, kur fituesit e zgjedhjeve të cilët kanë bërë shumë premtime gjatë fushatës elektorale? Kur shpijnë pushtetin në duart e tyre, ata nuk ndiejnë të nevojshme të japin llogari ndaj votuesve të tyre. Andaj, premtimet ‘harrohen’, bashkë me to edhe vet votuesi harrohet deri në nuhatjen e parë se duhet filluar të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat