Vrasja për gështenjat/ Viktima kapi për flokësh motrën e autorit dhe e fyeu

Kronikë e zezë

Vrasja për gështenjat/ Viktima kapi për flokësh motrën e autorit dhe e fyeu

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 13:22
Vrasja e Ndrec Prendi

Prokuroria e Kurbin ka dërguar për gjykim dosjen për vrasjen për gështenjat. Bëhet fjalë për të pandehurin Indrit Ndoci, të akuzuar për “vrasje me dashje”, për ngjarjen, ku mbeti i vdekur me armë zjarri shtetasi Ndrec Prendi, e ndodhur më dt 12.10.2015 në fshatin Gallatë të Laçit.

Po ashtu, Prokuroria e Kurbinit akuzon edhe shtetasen XhoanaNdoci, motra e autorit të vrasjes, për veprën penale të “Kanosjes”. Nga hetimi i Prokurorisë së Kurbinit ka rezultuar se shkak i konfliktit me pasojë të rëndë ka qenë përplasja e vazhdueshme ndërmjet dy familjeve për pronësinë mbi një sipërfaqe të mbjellë me gështenja. Dy familjetNdoci dhe Prendi pretendojnë pronësinë mbi atë tokë dhe nuk lejojnë njëra-tjetrën për të mbledhur gështenjat.

Me datën 12.10.2015, rreth orës 07.00, në lagjen Lester, të fshatit Gallatë, të rrethit Kurbin, në një pyll me gështenja, pas një konflikti për motive pronësie, shtetasi Indrit Ndoci, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ndrec Preni. Menjëherë pas ngjarjes autori i veprës është larguar në drejtim të paditur.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë të Komisariatit Kurbin, kanë vajtur në vendin e ngjarje dhe kanë vijuar kryerjen e veprimeve hetimore. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në një rrënjë peme gështenje janë sekuestruar me cilësinë e provave materiale; 6 gëzhoja të fishekëve të armëve të zjarrit mod 56 dhe 4 gëzhojat e tjera.

Gjatë kqyrjes së kufomës, konstatohet se në kokë ka një plagë me armë zjarri. Gjatë shpjegimeve të para nga kunata e viktimës, shtetases E. Preni, rezulton se rreth orës 7.00, ajo bashkë me kunatën tjetër, P. Prenin, dhe me Ndrec Prenin, ( viktimën), kanë shkuar për të mbledhur gështenja në vendin e quajtur “Lajthia e madhe”, në fshatin Lester.

Tek një shesh ku do mblidhnin gështenja janë takuar me shtetasen Xhoana Ndoci, (Xhuli), e cila mbante një armë gjahu – cifte në dorë, e cila sapo i ka parë u ka thënë "ku po shkoni, dilni se është toka jonë" dhe ka qëlluar me këtë armë një herë në ajër. Gjatë kësaj kohe, 20 metër larg Xhoanës, vëllai i kësaj të fundit, Indrit Ndoci, ka qëlluar me automatik në ajër. Më pas, Indriti i ka thënë motrës së tij, Xhoanës “largohu/hapu” dhe ka qëlluar në drejtim të Ndrecës, duke e vrarë atë në vend.

Sipas deklarueses, motivi i ngjarjes është një konflikt i mbartur pronësie lidhur me pyllin me geshtenja në vendin e ngjarjes, i qujatur “Lajthia e Madhe”, në fshatin Selite, Lester, ku te dyja palët në konflikt kanë pretendime mbi pronësinë e këtyre gështenjave.

Në të njëjtën mënyrë e shpjegon ngjarjen edhe shtetasi A.P., i cili ka qenë prezent në momentet e ngjarjes. Gjatë marrjes në pyetje lidhur me këtë ngjarje, shtetasja Xhoana Ndoci, ka shpjeguar se rreth orës 06.30, ka vajtur tek ara në pyllin me gështenja, duke marrë me vete edhe një armë gjahu cifte, të cilën, sipas saj, e kishte fshehur në ferrë. Pas disa minutsh, në atë vend,ka vajtur Ndrec Preni bashkë me dy kunatat e tij, E. Prendi dhe P. Prendi, për të mbledhë gështenja. Pasi janë afruar rreth 30 metra, Xhoana ju ka thënë atyre që të largohen nga andej, por kësaj thirrje ata nuk ju janë bindur dhe kanë vazhduar të ecnin në drejtim të saj. Në këto momente pretendon Xhoana, Ndreca e ka fyer dhe pikërisht në këtë moment, ajo shpjegon se ka qëlluar me armë gjahu në drejtim tëNdrecës dhe e ka vrarë në vend atë. Shtetesja në fjalë shpjegon se në ato momente në atë vend nuk ka patur persona të tjerë nga familja e saj apo e fisit te saj dhe se në këtë vend.

Ndërsa, gjatë marrjes në pyetje nga prokurori, e arrestuara, Xhoana Ndoci ka shpjeguar se nuk është ajo që e ka bërë vrasjen, por në momentin që ajo ishte duke u konfliktuar me Ndrec Prenin, ka dëgjuar krisma arme të cilat vinin nga drejtimi ku ishte vellai i saj, Indrit Ndocit, dhe po në këtë moment ka parë Ndrecën që është rrëzuar përtoke dhe është vrarë. Ajo ka deklaruar se kishte marrë përsipër vrasjen me qëllim për tju shmangur ndonjë hakmarrje që familjarët e viktimës, mund të bënin atë ditë ndaj vëllait të saj të vetëm, Indrit Ndocit.

Gjatë dinamikës se punës së policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, në orët e para të mëngjesit, të nesërmen e ngjarjes, dhe konkretisht me datën 13.10.2015, ora 02.00, autori i veprës, Indrit Ndoci, pasi ka njoftuar Komisariatin e Policisë se kerkonte të dorëzohej, është vetëdorëzuar në polici duke dorëzuar edhe armën e zjarrit me të cilën ka kryer vrasjen.

Gjatë shpjegimeve të tij rreth ngjarjes, si para policisë gjyqesore ashtu dhe para prokurorit, shtetasi Indrit Ndoci, ka pranuar se ka vrarë me armë zjarri, pushkë, shtetasin Ndrec Prendi.

Ai ka shpjeguar se rreth orës 06.00, ka dalë nga shtëpia dhe ka vajtur në fshatin Selitë për të shkuar tek toka e tij që ka në pyllin me gështenja, duke marrë me vete edhe një armë zjarri pushkë, 10-she. Kur ka vajtur tek ara, në atë vend, ka ardhur A. Prendi dhe Y. Prendi, të cilët sipas tij ishin të armatosur me pistoleta dhe ai ka qëlluar dy herë në ajër për ti trembur, dhe për këtë shkak ata janë larguar nga ky vend për në banesat e tyre.

Me pas rreth ores 7.00, ne ate vend, ka vajtur Ndrec Preni bashke me dy kunatat e tij, per te mbledhe geshtenja, te cilat kane ndaluar ne mesin ares/livadhit. Tek ata eshte afruar motra e Indritit, Xhoana Ndoci, e cila ka debatuar me Ndrecen qe ai te largohej nga ai vend, por sipas Indritit ky i fundit e ka fyer dhe e ka kapur per flokesh Xhoanen.

Indriti shpjegon se ka qene i ulur ne cepin e ares tek nje geshtenje dhe duke pare kete skene, ka qelluar me armen e zjarrit qe kishte me vete rreth 70 meter larg tyre, me qellim qe te largoheshin nga motra e tij dhe te mos e godisnin me, ku njera nga predhat e ka goditur per vdekje, Ndrecen.

Pas ketij momenti Indriti shpjegon se eshte larguar bashke me armen e krimit, me qellim per t’ju shmanguar ndonje hakmarrje te mundshme, derisa ne oret e para te mengjezit eshte vetedorezuar ne polici, duke dorezuar edhe armen e krimit.

Sipas tij, motivi i ngjarjes, është një konflikt i mbartur pronësie lidhur me pyllin me gështenja në vendin e quajtur lajthia e Madhe, në fshatin Selitë, ku të dyja palët në konflikt kanë pretendime mbi pronësinë në këtë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat