Gërvalla: Bisedimet në tavolinë më të mira se mbyllja e dyrve para hunde

Politika

Gërvalla: Bisedimet në tavolinë më të mira se mbyllja e dyrve para hunde

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 19:08
Donika Gërvalla

Aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla ka thënë se bisedimet në tavolinë janë më të mira se sa mbyllja e dyrve para hundës. Ajo ka thënë gjithashtu se zgjedhjet në Degën e LDK-së në Gjermani kanë qenë krejtësisht të rregullta.

Postimi i plotë në Facebook:

Bisedat parimore në tavolinë janë gjithnjë më të mira sesa mbyllja e dyerve para hunde. Sidomos brenda një shtëpie. Mbi një vit iu desh Prishtinës për t'iu përgjigjur kërkesës sonë të vazhdueshme për të biseduar në tavolinë rreth temave të ngritura gjatë 15 muajve të kaluar.


Sa për të shmangur keqkuptimet: zgjedhjet në Degën e LDK-së në Gjermani kanë qenë krejtësisht të rregullta. Këtë e dimë ne, këtë e dinë ata dhe ndërkohë po e dinë të gjithë. Duke e ditur që jemi në anën e drejtë, nuk kemi pse të mos i shtrijmë dorën atyre që për më shumë se një vit u sollën tepër padrejtësisht me ne.


Vendi ka probleme më të mëdha sesa të ndjekë betejat mes përfaqësuesve të LDK-së në Prishtinë dhe atyre nëpër degë, si në Kosovë, ashtu edhe në mërgatë. Kosovës i nevojitet një LDK e fortë, e reformuar dhe në pajtim me vlerat dhe parimet e saj. Jo për hir të vetvetes, por për hir të stabilitetit të vendit. Interesat e tjera, por edhe zemërimi ndaj padrejtësive, nuk duhet t'ia zërë vendin përpjekjeve parimore për të kontribuar me seriozitet.


Sfidat në LDK, jo vetëm në raportin mes Prishtinës dhe degëve të mërgatës, por sidomos ato për një reformim thelbësor mbeten të mëdha. Biseda e djeshme e delegacionit të kryesisë së LDK-së në Gjermani me drejtues të LDK-së në Prishtinë ishte një hap i mirë në drejtimin e duhur, por as më shumë e as më pak. Se sa i frytshëm do të jetë ky hap simbolik për stabilizimin dhe reformimin e LDK-së, do të varet shumë nga serioziteti i të palëve dhe qasja e tyre parimore.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat