Si të kujdesemi për flokët gjatë pushimeve

Life style

Si të kujdesemi për flokët gjatë pushimeve

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 17:13
Ilustrim

Ekspozimi ndaj diellit, rërës dhe ujit të detit ndikon shumë në flokët tanë, duke bërë që këto të fundit të dëmtohen.

Por me disa sekrete të vogla këtë vit, mund të keni flokët të shëndetshëm dhe të bukur edhe gjatë pushimeve.

Lëng limoni

Përzierja e lëngut të limonit me ujin është shumë e mirë për të shpëlarë ujin e kripur dhe për t’i mbrojtur nga dielli.

Mbani kapele

Është mënyra më e mirë për të mbrojtur flokët nga dielli dhe nga era. Gjithashtu ai është dhe një aksesor për t’u dukur me shumë stil.

Lagini flokët përpara zhytjes

Në mënyrë që të evitoni sa më shumë dëmtimin, përgatitini flokët tuaj duke i njomur përpara se zhyteni. Më mirë të jenë të ngopur me ujë natyral sesa me ujin e pishinës.

Përdorni mbrojtës me faktorë për flokët

Ashtu si lëkura edhe flokët kanë nevojë për produkte me faktor mbrojtës.

Mbajini të kapur

Kapja e tyre eviton ekspozimin e gjithë gjatësisë në diell, por kini kujdes që të mos i shtrëngoni fort dhe të përdorni kapëse dhe jo llastik.

Hiqni ujin e detit

Gjithmonë kujdesuni që të mos lini kripën e ujit të detit në flokët tuaj, ajo është një nga shkaktaret e tharjes.

Lëreni tharësen në shtëpi

Edhe pse është tunduese, përpiquni tharësen e flokëve të mos e merrni në valixhen tuaj të pushimeve. Duke u ekspozuar gjatë gjithë ditës në nxehtësinë e dielli, ajo tharëses do të ishte e tepërt për flokët tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat