Gashi flet për transferimin e tij nga Colorado Rapids

Futboll

Gashi flet për transferimin e tij nga Colorado Rapids

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 14:47
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi nuk planifikon të largohet nga ekipi amerikan, Colorado Rapids.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptar ka mohuar spekulimet rreth transferimit tek skuadra e promovuar në Serie A, Pescara.

“Unë nuk kam fituar ende asgjë atje dhe sërish kanë dalë këto?. Dua të fitoj titullin me ekipin tim, me të cilin kam nevojë për një përqendrim të plotë”, ka deklaruar Gashi për Blick.

Gashi po ashtu ka thënë se Shqipëria mund të merrte një pikë nga dueli me Zvicrën, edhe pse kundërshtari ishte favorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat