Afganistani, Ukraina, tema të ditës së dytë të Samitit të NATO-s

Bota

Afganistani, Ukraina, tema të ditës së dytë të Samitit të NATO-s

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 11:20
Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s

Samiti i NATO-s që po mbahet në Poloni ka vazhduar sot duke i kushtuar vëmendje Afganistanit, ndërsa më vonë gjatë ditës do të diskutohet edhe çështja e Ukrainës.

Sipas faqes së internetit të aleancës veri-atlantike, mëngjesin e sotëm, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me dy zyrtarët më të lartë të Afganistanit, Presidentin, Mohammed Ashraf Ghanin dhe Shefin Ekxekutiv, Abdullah Abdullahu.

Më vonë do të mbahen edhe takimet me udhëheqëit e shteteve anëtare, ndërsa krejt në fund samiti do të përfundojë edhe me një konferencë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë ditës së parë, të premtën, NATO e ka miratuar vendosjen e katër batalioneve në kufirin lindor të NATO-s me Rusinë, si përgjigje ndaj veprimeve të shtuara agresive të Moskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat