Guardiola: Te Barcelona kisha gjithçka

Futboll

Guardiola: Te Barcelona kisha gjithçka

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 19:18
Pep Guardiola

Pep Guardiola nuk bën lojëra fjalësh, në prezantimin e tij zyrtar te Manchester City, trajneri katalanas e pranon se kjo zgjedhje është bërë për t’i treguar një minorance ende skeptike se sa vlen, dhe u bën me dije tifozëve të “Citizens” se duhet të vendosin rripat e sigurimit për një rrugëtim të çmendur. 45-vjeçari e pranoi konferenca e tij e parë në media e nervozoi, por ai shtoi se Anglia do të ndihmojë të nxjerrë në pah stilin e tij, ashtu siç ka bërë në Bundesliga dhe La Liga. I pyetur nëse do ta kërkojë suksesin me filozofinë e treguar te Barcelona dhe Bayerni, ai e pranoi se nuk do të ndryshojë strategji pasi tashmë ai ka një filozofi të qartë që e identifikon. “Te Barcelona kisha gjithçka, lojtarët më të mirë, një ekip që po rritej dhe një akademi që e njohja mirë. Ndërkohë, Bayerni më ndihmoi shumë me eksperiencën e madhe dhe gjithashtu do të isha shumë komod nëse do të qëndroja aty por ky ishte momenti i duhur për të testuar sërish veten time. Njerëzit kanë kërkuar përherë shumë nga ekipet që kam drejtuar dhe mendoj se edhe këtu do të punojmë për të fituar trofe të shumtë. Ndoshta nuk është mirë të jetosh nën presion por kjo është rruga që unë kam zgjedhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat