Ekstradohet nga Gjermania 20-vjeçari i dënuar me 7 vjet burg

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Gjermania 20-vjeçari i dënuar me 7 vjet burg

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 17:33
Ilustrim

Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Frankfurti drejt vendit tonë të shtetasit Fabjo Berhamaj, 20 vjeç, lindur në Patos, i dënuar me 7 vjet burg.

20-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Fierit me 7 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve“ parashikuar nga neni 283/1 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat