Lekaj: Buxheti i prezantuar sot nga Qeveria vetëm për klientelën mafioze të pozitës

Lajme

Lekaj: Buxheti i prezantuar sot nga Qeveria vetëm për klientelën mafioze të pozitës

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 18:33
Pal Lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj, në një shkrim në Facebokk ka reaguar për rishikimin e buxhetit për vitin 2016.

Sipas tij, buxheti i prezantuar sot nga kjo qeveri, kinse pas rishikimit, u pa qartë se nuk do të jetë në shërbim të secilit qytetarë, por do të përfshijë vetëm orbitën e dy partive në pushtet, vetëm për klientelën e tyre mafioze, për t'u dhënë sa ma shume tender.

Lexoni shkrimin e tij të plotë:

Buxheti i hartës elektorale dhe Tenderomanis!

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës e bëri edhe një kinse veprim buxhetorë, duke kërkuar miratimin në parim, të rishikimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2016. Ky buxhet vetëm formalisht është rishikuar sepse nuk kemi ndryshim të kursit zhvillimor e investiv për vendin. Kosova do të vazhdojë të mbetet e varfër dhe shumë sociale, varfëria e qytetarëve nuk ulet duke ju dhënë social, por duke ju dhënë mundësi që tëzhvillohet sektori privat, i bizneseve të vogla e të mesme, duke i rritur mjetet buxhetore për këtë sektor. Buxheti i prezantuar sot nga kjo qeveri, kinse pas rishikimit, u pa qartë se nuk do të jetë në shërbim të secilit qytetarë, por do të përfshijë vetëm orbitën e dy partive në pushtet, vetëm për klientelën e tyre mafioze, për t'u dhënë sa ma shume tender e për të marrë sa më shumë përqindje sepse janë duke e parë fundin e tyre politik. Kjo Qeveri po vazhdon me avazin e vjetër për shpenzime luksi dhe nuk ka interesim për investime në projekte kapitale, që janë shumë të nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm e afatgjatë për vendin. Ku është ndryshimi i madh strukturor në ekonomi, që proklamonit çdo ditë, duke thënë se po ndërtoni politika fiskale të favorshme, e ku përparësi do të ketë sektori privat sepse është ai që gjenëron zhvillim ekonomik. Në fakt vetëm sa e keni ngulfatur edhe më shumë. Kosova do të vazhdojë të përballet me shkallë të lartë të papunësisë dhe rrjedhimisht të varfërisë, e ndryshimi i kësaj situate kërkon një rritje ekonomike (minimale) prej mbi 7 për qind, e më këtë logjikë qeverisëse, që i mungon iniciativa për krijimin e vlerës së re, vështirë që do të ndodhë. Me një fjalë, me ketë buxhet të varfër të Kosovës, vetëm Milionerët qeveritarë do të rriten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat