Tevez kërkon 250 mijë funte në javë

Futboll

Tevez kërkon 250 mijë funte në javë

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 17:17
Carlos Tevez

Futbollisti i mirënjohur argjentinas, Carlos Tevez, që ka luajtur në klubet e njohura evropiane, si Mancheter Utd, Manchester City, Juventus, aktualisht pjesë e skuadrës Boca Juniors në Argjentinë mund të rikthehet të luajë në Premier League! Destinacioni i tij i ri pritet të jetë West Ham. Klubi anglez ka punuar në shumë pista për sulmin së fundmi, shpesh duke hedhur një sy nga skuadrat italiane, por “Daily Mirror” ka zbuluar diçka konkrete dhe ai është Tevez. Kur Tevez ka qenë pjesë e West Ham në periudhën 2006-2007, pastaj ishte transferuar në Manchester Utd. Lajmi për interesimin e West Ham-it për ish-sulmuesin e vet është konfirmuar shpejt nga një prej pronarëve të klubit anglez, David Sullivan. “Kemi bërë një tentativë për Tevezin, por ai do 250 mijë funte në javë. Sigurisht, te Juventusi ai ka qenë fantastik, por 250 mijë në javë?! Pikërisht për këtë arsye kjo çështje mund të mbetet me kaq. Ai ka thënë gjithnjë se e do shumë West Hamin, por në realitet i bie që e do klubin vetëm nëse i ofrohen 250 mijë funte. I kemi ofruar 150 mijë funte në javë plus bonuse, duke menduar se do të ishte një ofertë e pabesueshme për një njeri i cili e dashuron këtë skuadër”, tha mes të tjera Sullivan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat