Prizren, fillon punën një stacion i ri policor

Prizreni

Prizren, fillon punën një stacion i ri policor

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 14:41
Ilustrim

Në Komunën e Prizrenit ka filluar punën stacioni policor në Lubizhdë, që do të njihet edhe Stacioni Policor – Veriu.

Në një njoftim për media, thuhet se ky stacion është bërë me qëllimin më të mirë për të krijuar siguri dhe rend, për të krijuar një partneritet me qytetarët e Komunës së Prizrenit, për të qenë më afër tyre dhe për t’u përgjigjur sfidave që dalin.

“Ky stacion është i vendosur në objektin e drejtorisë rajonale dhe është plotësisht i kompletuar edhe me personel edhe me logjistikë për të kryer detyrat dhe për t’u ballafaquar me sfidat të cilat e presin. Iniciativën për themelimin e stacionit të ri e ka marrë Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe është përkrahur pa rezervë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se stacioni i ri e ka të definuar qartë territorin që do ta ketë në kompetencë dhe ky territor përbëhet prej 27 fshatrave me rreth 43874 banorë të etnive të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat