Fadil e Xhevdet Muriqi u njohën me vështirësitë e pranimit të FFK-së në UEFA e FIFA

Futboll

Fadil e Xhevdet Muriqi u njohën me vështirësitë e pranimit të FFK-së në UEFA e FIFA

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 11:56
Vëllëzerit Muriqi me kreun e FFK-së

Kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm pritën vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqi, dikur bashkëlojtarë te gjenerata e artë e KF Prishtina. Vëllezërit Muriqi përgëzuan kryetarin Vokrri për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA duke theksuar se ky është një sukses historik për futbollin e Kosovës pas një sakrifice të shumë brezave me dekada. Ky sukses është edhe një dëshmi e madhe që kur njerëzit e duhur gjenden në vendin e duhur, sikur në këtë rast kur në krye të FFK-së u gjend legjenda e futbollit Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu, atëherë rezultati nuk mungon, duke mos anashkaluar angazhimin e secilit në këtë drejtim. Kryetari Vokrri i falënderoi vëllezërit Muriqi për këtë vizitë dhe i njohu ata për vështirësitë gjatë këtij rrugëtimi deri në pranim si dhe për planet dhe angazhimet që e presin FFK-në në periudhën e re. Kryetari Fadil Vokrri edhe njëherë vuri në dukej se ky sukses është kontribut i të gjithë atyre, që ndihmuan dhe mbajtën gjallë dhe u sakrifikuan për futbollin e Kosovës. Të kujtojmë se vëllezërit Muriqi, tash e disa vite Fadili punon e jeton në Australi dhe një kohë ishte trajner i KF Prishtina, ndërsa Xhevdeti një ishte në Shibenik të Kroacisë e tri vitet e fundit gjendet në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat