Azilkërkuesit shqiptarë sulmojnë policinë

Gjermania

Azilkërkuesit shqiptarë sulmojnë policinë

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 16:53
Ilustrim

Nga një përleshje mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës në kampin e azilantëve në Gjermani, duheshte të ndërhyjë policia. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21.30 në Ingolstädter, ku 41 vjeçari nga Kosova pas një zënke verbale me 26 vjeçarin nga Shqipëria ka sulmuar këtë të fundit në gjumë, shkruan augsburger-allgemeine.de.

Përleshja e dytë ka ndodhur rreth orës 23.30 ku 27 vjeçari nga "grupi" i Kosovës tentoi ta sulmojë grupin nga Shqipëria, mes tyre edhe 41 vjeçarin por fatmirëishst ky i fundit u plagos vetëm lehtë. Për të qetësuar situatën erdhi policia, por edhe kjo e fundit nuk mbeti pa u sulmuar nga një 22 vjeçar shqiptar, që më pas u vërejt se ishtë nën ndikimin e alkoolit: 1.8 promila.

Agresorët që sulmuan akuzohen për shkelje ligjore dhe pritet të dalin përpara organeve të drejtësisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat