Drogë dhe armë pa leje, pranga 3 shqiptarëve

Kronikë e zezë

Drogë dhe armë pa leje, pranga 3 shqiptarëve

Më: 27 qershor 2016 Në ora: 22:21
Ilustrim

Seksioni kundër narkotikëve në Korfuz dhe në Atika të Greqisë, kanë sekuestruar një sasi prej 2 kilogramë kokainë. Sipas mediave greke, policia e Korfuzit në bashkëpunim me kolegët e tyre në Atika bënë të mundur shkëmbimin e informacioneve duke çuar në pranga tre shqiptarë.

Policia vendase shprehet se ata janë përkatësisht 46, 41 dhe 57 vjeç, të cilët u arrestuan në Atika teksa po bënin një marrëveshje për shitjen e 1 kilogram e 95 gramë kokainë.

Bëhet e ditur se gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën edhe 1 kg e 405 gramë kokainë, ndërsa është sekuestruar edhe një armë pistoletë dhe dy makina.

Sipas policisë greke, shqiptarët u dërguan pranë zyrës së prokurorit në Athinë nën akuzën e “Trafikut të drogës”, “Armëmbajtjes pa leje” si dhe “Thyerje të ligjit për të huajt”. Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa po kërkon edhe dy shqiptarë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat